Aktualitet

Rama i hap derën opozitës parlamentare për të hyrë në listat e PS: Drejtuesit e qarqeve po hartojnë emrat e prurjeve të reja. Vaksinimi i personaliteteve, zallamahi e medias

Published

on

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile edhe emrave që vijnë nga opozita parlamentare për tu bërë pjesë e listave të PS. Rama ia la përgjegjësinë drejtuesve politikë në qarqe por foli për një skuadër e cila e tejkalon emërtimin “opozitë”.TIRANË– Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Partia Socialiste është duke përfshirë në listat e saj të kandidatëve, emra që vijnë nga opozita parlamentare. Kryeministri u pyet nga gazetarët për përfshirjen e deputetëve të opozitës së re, dhe ia kaloi përgjegjësinë drejtuesve politikë të PS në qarqe, ndërsa nuk e mohoi, duke deklaruar se “Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të përfshijnë në listat e tyre edhe prurje të reja


“Këtu nuk bëhet fjalë për opozitë, këtu bëhet fjalë për skuadër me të gjithë ata që janë të gatshëm të përfshihen në vijën e parë të kësaj beteje. Listat janë prevokativ i drejtuesve politikë të çdo qarku, këtë herë është edhe më e qartë për të gjithë. Drejtuesit e qarqeve kanë barrë të propozojnë emrat e çdo qarku. Puna ka kohë që ka nisur, kemi bërë një proces për tu hapur derën të rinjve që duan të angazhohen. Drejtuesit e qarqeve po bëjnë vlerësimet dhe do të vijnë të rinj e të reja, jo vetëm si moshë. Patjetër që do të kemi edhe bazën e skuadrës tek njerëzit me eksperiencë dhe besoj se do të kemi një skuadër dinjitoze dhe fituese”-tha Rama. 

Në daljen e sotme para gazetarëve, fill pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ishte i hapur edhe për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit. “Bën sens dhe do të trajtohet me seriozitetin e duhur që të gjitha palët të jenë të barabarta”-tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot që qeveria të kishte në plan vaksinimin e personaliteteve para të moshuarve të tjerë. Rama tha se kjo është një zallamahi e krijuar nga media dhe pseudopersonalitetet.

Në daljen e tij, nuk kurseu as presidentin e Republikës, Ilir Meta, për të cilin tha se “ka humbur çdo marrëdhënie me trutë e kokës

Exit mobile version