Aktualitet

Rama në Durrës, inspekton punën në zyrat e ISSH dhe punimet në shkollën 9 vjeçare “Shaqe Mazreku”

Published

on

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar sot Durrësin, ku është ndalur fillimishtë në   zyrat e ISSH në këtë qytet, ndërsa më pas ka ndjekur punimet  në shkollën “Shaqe Mazreku”.

Vetë Rama po publikuar nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook” takimet e tij në Durrës, nëpërmjet videove live, ndërsa është shprehur se me zyrat e reja të ISSH u shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.

Postimi i plotë:

#RevolucioniDigjital2020

Durrës – Shmangëm rradhët e gjata dhe sorollatjet e pafundme sa nga një zyrë në tjetrën, prej tre dekadash.

Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit #RevolucioniDigjital e deri në gusht, përmes https://e-albania.al Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 104,610 aplikime online; gati çerek milioni vajtje – ardhje nëpër sportelet e ISSH janë eliminuar.

POR PO TË KEMI PARASYSH QË PËR NJË DOKUMENT DUHESHIN MESATARISHT 10 VËRTETIME NGA ZYRA TË TJERA, VAJTJE-ARDHJET E ELIMINURA JANË AFRO 2.5 MILIONË!!!

Ulja e numrit të vajtje – ardhjeve vazhdon dhe qytetarët duhet të zgjedhin të gjithë rrugën digjitale, për të shmangur sorrollatjet e kota!

NË FUND TË VITIT 92% E SHËRBIMEVE DO TË MUND TË MERREN PA LËVIZUR NGA SHTËPIA!!!

13,173 kërkesa për dokumentacionet e nevojshme janë siguruar nga ISSH-së në dobi të qytetarëve përmes e-Albania; mundësia është për shumë më tepër, prandaj drejtohuni tek https://e-albania.al, nga shtëpia, smartfoni juaj ose kompjuteri më i afërt. Kurseni kohë, merrni shërbimin pa kontakt fizik me administratën

  • ISSH ofron online 53 shërbime

Ndërsa, më pas Rama i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Durrës, prefekti i Qarkut, etj, ka ndjekur nga afër punimet në shkollën nëntë vjeçare “Shaqe Mazreku”.

Postimi i Ramës:

Durrës – Në shkollën “Shaqe Mazreku” që po rilind më e madhe e më bukur për 711 nxënës dhe mësuesit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave Europiane

Fëmijët dhë mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen në nëntor në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor të denjë

 

Exit mobile version