Connect with us

Aktualitet

Rama njoftoi krijimin e një agjencie të re lajmesh, reagon Sekretarja për të Përndjekurit Politikë në PD: Qeveria “Rama 3”, propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Published

on

Sekretarja për të Përndjekurit Politikë në PD dhe pedagogia e gazetarisë, Jonila Godole, e ka cilësuar si një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, krijimin e një agjencie të re për mediat dhe informimin.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo i bën thirrje shoqatave të gazetarëve, këshillit të medias që të reagojnë ndaj kësaj VKM.

Postimi i Jonila Godoles:

Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

Qeveria „Rama 3“: Propagande dhe censure me vule kryeministrore

Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.
Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare. See more