Connect with us

Aktualitet

“Rama nuk mbajti asnjë premtim dhe fajësoi Evropën”/ Basha: Misioni im kthimi i besimit tek politika dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian

Published

on

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se pas tetë vitesh të Edi Ramës në pushtet, besimi tek politika ka rënë në mënyrë drastike dhe këtë besim sipas kryedemokratit, e kanë humbur edhe familjarë të tij.

Sipas Bashës, mision hyjnor i Partisë Demokratike është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa përmendi dy arritje të mëdha siç ishte anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave.

Basha: A ndjemë ne politikanët shqiptarë rënien e besimit tek politika? Këto tetë vite ka shumë arsye pse njerëzit mendojnë kështu. Edhe njerëzit e familjes sime ndihen të tillë. Ata nuk kanë mbajtur asnjë premtim të vetëm dhe fajësuan Evropën dhe Amerikën për këto dështime. Anëtarësimi në NATO ishte rikthim i besimit tek kombi, tek vetvetja. Liberalizimi i vizave. Shqiptarët kishin 20 vjet që rrinin në rrallë për të marrë vizë. Çfarë kërkonin? Për të vizituar fëmijët e tyre. Sot është bërë realitet. Shumica e shqiptarëve në atë kohë as nuk e besonin se do të liberalizoheshin vizat. Unë e konsideroj pjesë të misionit tim jo thjesht për zgjedhjet e 25 prillit, por atë që unë e konsideroj mision hyjnor të Partisë Demokratike, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.