Connect with us

Aktualitet

Rama përgënjeshtron Bashën për familjen në nevojë.

Published

on

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit shpërndan dezinformim.

Në këtë video shihet Familja Qosja në vitin 2018, ndërsa Basha e ka përdorur për qëllime politike ku tregohet jeta e tyre e vështirë mes varfërisë.

Por siç pohon edhe vetë kryefamiljari Agim Qosja, video është e vjetër dhe se do të ndjekë rrugën ligjore kundër Partisë Demokratike, për përdorjen e fëmijëve të tij për qëllime politike.

“PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë!

*kujdes nga helmi i dizinformimit”, shkruan Rama.