VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do të kërkojnë votat më 25 prill.
Në një aktivitet politik nga vila qeveritare, Rama është ndalur gjatë në listat e kundërshtarëve politike, duke theksuar se i ka rënë në sy fakti që Partia Demokratike ka kaluar numrin e lejuar të emrave, megjithatë nuk ka përfshirë asnjë përfaqësues minoriteti.
I shqetësuar se asnjë prej kandidatëve demokratë nuk jeton në Vlorë për të përfaqësuar siç duhet demokratët, kryesocialisti ka marrë një më një emrat e tij, duke shtuar se të gjithë do ta gjejnë përfaqësimin tek ta.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook,
Dosja.al
“Qoftë seksesi i Ccamërisë dhe Greqisë kanë vajtur bashkë në listën e Tiranës. E kam thënë edhe më parë, si mundet t’i ofrohet Vlorës Leksua si komandant. Është i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e përsonit publik. Një njeri që si kryetar i KLSH zhvillonte mundje të lira në lokale lart e poshtë. Nuk ka lidhje me të ardhmen e Vlorës. Është një nga fosilet e PD. Si mund t’i thuhet Vlorës për njerëz që nuk banojnë këtu. Kush do qëndrojë këtu dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve?Kush? Cili? Asnjë banor Vlore,”-tha Rama.
Duke përmendur edhe njëherë punën e viteve, Rama ka kërkuar edhe nga Vlora votëbesimin për një tjetër mandat, sipas tij si kohë shtesë për të mbyllur premtimet e bëra. Rama nuk ka harruar që të falenderojë edhe deputetët aktualë të PS-së në Vlorë, të cilët nuk do të rikandidojnë për postin, por nuk tha asnjë koment për kryebashkiakun Dritan Leli. Mesa duket kreu i maxhorancës ka vendosur ta nisë nga qarku ku vetë renditet i teti prezantimin e ekipit, ndërsa nuk dihet se me cilin qark do të vijojë.
(k.m/dosja.al)
-
Është një nga fosilet e PD. Si mund t’i thuhet Vlorës për njerëz që nuk banojnë këtu. Kush do qëndrojë këtu dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve?Kush? Cili? Asnjë banor Vlore, i kanë futur tek 17 për t’ju thënë se jeni dhe ju. Edhe sikur lista etyre të ishte pak më serioze. Në Vlorë nuk duhet votuar majtas, djathas. Duhet votuar drejt. Do të thotë të votosh për Vlorës. Jemi mekanizëm, jo qëllim. Vota jepet për qëllimin, duke vënë në funksion mekanizimin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota, me ngjyrë blu për të vijuar këtë rrugëtim. Në mbyllje unë dëshiroj ta theksoj shumë qartë që të gjitha komunitetet e kanë në këtë skuadër njeriun e tyre. Pranvera është në listën e Vlorës si rezultat i një kërkese të gjerë. Përballë kemi një hata të madhe. Edhe të lënduarit, kemi Ilir Metën e vërtetë këtu tani. Se edhe Ilir Meta i Tiranës, Metaj e ka por thotë Meta. Gjithkush mund të gjejë atë që e përfaqëson. Kështu që duke falenderuar edhe njëherë Damianin dhe Anduelin dhe të gjithë ju për punën e madhe që është bërë për ta organizuar këtë skuadër.