Connect with us

Politike

Rama trajton deputetët e tij si nxënës…..apo çalon propaganda?

Published

on

Nuk le rast t’i shpëtojë Ramës pa tërhequr vëmendjen e pa qenë prezent në ekran. Sot ka shfrytëzuar  mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një ditë para se qeveria e re “Rama 2” të votohet në Kuvend. Ç’ porosi ka dhënë?  “Mos bëni mungesa”!

Sidoqoftë ky lajm është dhënë nga mediat dhe nuk dihet nës zyrtarisht ky ka qenë thelbi i takimit me dyer të mbyllura. Nga “burim të brendshme” (propaganda e pushtetit) media ka mësuar se Rama ka qënë i prerë më të tijët, kur iu ka kërkuar prezencë absolute në seancën e nesërme.“Asnjë të mos mungojë në seancë nesër. Duhet korrektesë maksimale”, ka thënë Rama

Por nesër pritet një qëndrim i detyrueshëm prej opozitës kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit. Mësohet se kjo çështje është diskutuar në detaje, por mediave u kanë servirur variantin “klasa e parë” ku gjoja Rama ka patur merakun e pjesmarrjes…