Aktualitet

Rama: U kry, tani vazhdojmë drejt objektivit një milion vaksinime

Published

on

500 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook mbrëmjen e sotme shkruan se objektivi për të kapur këtë shifër u arrit 29 ditë përpara afatit dhe se tani synimi i radhës është 1 milion vaksinime.

“U kry. 29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani” mbyllet postimi. Prej janarit në Shqipëri po injektohen vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe SputnikV.

Exit mobile version