Connect with us

Aktualitet

Raportimet për grabitjen e vilës së Arben Krajës, reagon kreu i SPAK: Lajm i sajuar, duan të na “godasin”!

Published

on

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka komentuar lajmin për grabitjen e vilës së tij në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Në një prononcim për Report TV, Kraja ka mohuar gjithçka duke u shprehur se e gjitha është një lajm i rremë për ta goditur SPAK-un dhe integritetin e tij, duke e konsideruar raportimin si një lajm të rremë.

Lajm i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit. Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se SPAK nuk intimidohet nga ‘Fake news’,”-shkruan ai.

Lajmi u raportua mbrëmjen e djeshme fillimisht nga Albanian Post.