Connect with us

Shendeti

Rast i rrallë/ E moshuara infektohet me dy lloje kovid!

Published

on

Një rast i rrallë i infektimit me kovid është regjistruar në botë. Një 90 vjeçare është infektuar njëkohësisht me dy lloje të Sars-Cov-2, Alpha dhe Beta, dy mutacione të zbuluara për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut. E moshuara nuk mundi ta përballojë infektimin e dyfishtë dhe ndërroi jetë. Mjekët thanë se ajo nuk ishte vaksinuar ndërsa dyshojnë se ishte infektuar nga dy njerëz të ndryshëm.

Ata besojnë se është rasti i parë i dokumentuar i këtij lloji dhe, megjithëse të rralla, po ndodhin infeksione të ngjashme të dyfishta. Në janar 2021, shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të koronavirusit, njëri prej tyre një variant shqetësues i quajtur Gamma