Aktualitet

Reagon Mark Marku: Rama duhet të shtrohet në spitalin psikiatrik. Nuk flet kurrë një kryeministër si ai!

Published

on

Kandidati për deputet, që kryeson listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku, iu përgjigj ashpër deklaratave të kryeministrit Edi Rama që ai bëri në Lezhë.

Duke folur në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Marku tha se të përdorësh termin reaksionar, siç e ka quajtur Rama, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist.

E vetmja alternativë e Ramës është të shajë. Vetëm po ta analizonit atë cfarë tha ai, automatikisht ai duhet të shkojë të trajtohet në një spital psikiatrik. Mënyra e komunikimit, ajo cfarë tha ai, është krejt e shfazuar. Është turp që një kryeministër komunikon kështu me publikun. Të përdorësh termin reaksionar sot, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist. E ka shumë shqetësim Rama atë çfarë kam bërë unë, apo Gjekmarkaj, këto tetë vjet”, tha Marku

Exit mobile version