Aktualitet

Refuzim masiv në të gjitha shkollat në Durrës, shkolla e bashkuar ‘Besnik Hidri’ nga 44 mësus 39 kanë refuzuar vaksinimin

Published

on

Jo të gjithë mësuesit e planifikuar kanë ardhur për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Dyshimet e ngritura mbi AstraZeneca-n dhe pezullimi  në disa shtete të Europës kanë shkaktuar  pasiguri edhe në Shqipëri.

Ne prezencën e ministres Ogerta Manastirliu, ekspertes së ISHP, Silva Binos, dhe vetë kryeministrit Edi Rama, ka nisur ditën e sotme procesi i vaksinimit të arsimtarëve të qytetit të Durrësi, por Ne shkollen e bashkuar ‘Besnik Hidri’ nga 44 mesues 39 kanë refuzuar vaksinimin

Ky proces po realizohet në sallën “Black box” në shkollën “Jan Kukuzeli”, ku edhe është vendosur logjistika e nevojshme për mbarëvajtjen e tij.

Vaksinimi nisi rreth orës 13:30 të kësaj të marte dhe deri tani shume pake  mësues të bashkisë Durrës, në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare publike kanë shprehur gadishmërinë për t’ju nënshtruar këtij procesi.

Exit mobile version