Connect with us

Aktualitet

COVID-19 i merr jetën skenaristit dhe regjisorit të mirënjohur Kujtim Gjonaj

Published

on

Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur Kujtim Gjonaj është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 74 vjeçare.

Karriera e tij e pasur si regjisor dhe skenarist filloi në vitin 1969 me “Shkolla dhe praktika” dhe përfundoi në vitin 2018 me veprën “I fundmi i rilindasve”.

Gjonaj është nderuar edhe me disa vlerësime si Mjeshtër i Madh”, Urdhri Naim Frashëri i Artë” dhe “Artist i Shquar”, si dhe është fitues i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.