Aktualitet

Regjistrimi i Tom Doshit/ Yuri Kim zulon bisedën me Ramën: Më tha që e ka përjashtuar nga PS dhe nuk do të ketë asnjë rol në qeveri

Published

on

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas depozitimit të kërkesës për regjistrim në KQZ të Tom Doshit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim zbulon bisedën me kryeministrin Edi Rama lidhur me këtë çështje.

Ambasadorja thekson se kryeministri Rama i ka thënë se ka përjashtuar Tom Doshin nga PS dhe se ai nuk do të ketë asnjë rol në qeveri.

“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: kryeministri Edi Rama më sqaroi se çfarë do të thotë ky emërim. Në fakt, kryeministri më kujtoi se ai e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person nuk do të ketë asnjë rol në qeveri”, shkruan ambasadorja. Gazeta.shekulli.

Exit mobile version