Kjo është hera e dytë në SHBA që regjistrohet një shifër kaq e lartë e vdekjeve pas 7 korrikut ku u raportuan 1,195 viktima. Ndërkohë ditën e djeshme u regjistruan 65,449 raste të reja.
SHBA- Të paktën 1.000 vdekje për shkak të koronavirusit u raportuan të martën, dhe përhapja nuk tregon shenja të ngadalësimit. Numri i tmerrshëm i vdekjeve vjen ndërsa shtetet në të gjithë vendin raportojnë numër rekord të rasteve të reja. Gurvenatorët e shteteve kanë bërë kërkesë për shtimin e maskave ndërkohë spitalet janë alarmuar duke qenë se numri i të shtruarveve është rritur.
Kjo është hera e dytë në SHBA që regjistrohet një shifër kaq e lartë e vdekjeve pas 7 korrikut ku u raportuan 1,195 viktima. Ndërkohë ditën e djeshme u regjistruan 65,449 raste të reja.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar për javë të tëra se vdekjet do të pasojnë raste të reja për rreth një muaj dhe numri çështjeve është rritur ndjeshëm që nga mesi i qershorit, kur shtetet filluan të heqin kufizimet dhe të rihapin bizneset.