Connect with us

Sport

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria fiton tre pozicione, Kosova zbret katër vende. Ja klasifikimi i kombëtareve

Published

on

FIFA ka bërë publike dhe renditjen e përgjithshme të muajit tetor për kombëtaret.

Kombëtarja shqiptare ka bërë progres në këtë renditje teksa është ngjitur me tre vende, ku nga pozicioni i 66 ka shkuar në vendin e 63, falë paraqitjeve pozitive të kryera në muajin shtator dhe muajin tetor, ku triumfuam dy herë ndaj Hungarisë, një herë ndaj San Marinos dhe një humbje në sfidën e fundit ndaj Polonisë 0-1 në stadiumin “AIR Albania”.

Ndërkohë Kosova ka pësuar një rënie me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ku nga vendi i 109 ka shkuar në 113. Kjo zbritje ka qenë për arsye të rezultateve negative ku Kosova ka pasur në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor, ku në 5 sfida “Dardanët” kanë triumfuar në 1 ndeshje.

Vendin e parë të kësaj renditje e mban ende Belgjika, vendi i dytë i takon Brazilit, ndërsa podiumin e mbyll Franca. Në vendin e katërt renditet Italia, në të pestin Anglia dhe në të gjashtin Argjentina.

Spanja pozicionohet në vendin e shtatë, Portugalia në të tetin, Meksika klasifikohet në vendin e nëntë, ndërkohë “TOP 10” e përmbyll Danimarka.

RENDITJA E FIFA-s –