Lajme

Represion policor. Tërhiqen zvarrë protestuesit në Tiranë.

Published

on

Banorët në Shkozë, që preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës kanë dalë sot në protestë. Në pjesën e parë të projektit prishen 153 shtëpi.

Pas disa orësh protestë, policia ka ndërhyrë me force per te shperndare protestuesit. Ajo ka shoqëruar dhe një grua. Ne pamjet e filmuara nga mediat, shihet djali i mitur i gruas qeë u lutet policëve të lirojnë nënën e tij.

GSH.al shkruan se banorët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar deputeten e zonës, Elona Gjebrea dhe Saimir Tahirin si kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, te cilët sipas tyre i kanë premtuar para zgjedhjeve dëmshpërblim te plotë me një VKM të posaçme.

Banorët janë shprehur: “Nuk kemi ku të shkojmë do mbajmë të bllokuar urën. Shtëpitë disa janë te ndërtuara që në 1985 disa në proces legalizimi. Banorët na mashtruan me premtime e tani sjellin 100 policë për të na flakur në rrugë”,-janë shprehur ata të revoltuar.

Exit mobile version