MOTI

Reshje shiu dhe temperaturat në rënie, parashikimi i motit për sot

Published

on

Një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë vendin tonë duke sjellë reshje të bollshme në territor.

Zonat Veriore dhe Qendrore do të jenë me reshje me intensitet të ulët dhe mesatar. Ndërsa në zonat Jugore reshjet herë pas here do jenë në formë rrebeshi.

Po ashtu, ky sistem vranësirash do të sjelli reshje dëbore në zonat malore Verilindore dhe Lindore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Veri Lindor duke sjell në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian mbizotërohet nga vranësira te shpeshta të cilat do të sjellin reshje te dendura shiu të shoqëruara me stuhi afat-shkurtra ere, ku më të theksuara reshjet do të jenë në Europën Veriore dhe Juglindore.

Ndërsa Britania e Madhe Perëndimi i kontinentit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, si pasojë e fuqizimit të anticiklonit të Azoreve.

Exit mobile version