Connect with us

Aktualitet

Reshjet e dendura të dëborës, ARRSH: Rrugët ku kalohet vetëm me zinxhirë

Published

on

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një njoftim për situatën e rrugëve në vend, referuar reshjeve të dendura të dëborës të rëna prej ditës së djeshme.

ARRSH njofton se disa rrugë në mbarë vendin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa iu bën thirrje shoferëve që të pajisen me goma dimërore.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës 🌨

👉Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, 🚜 kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht 🚗

👉Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. ⚠️Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

👉Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë

⚠️Qarkullohet me zinxhirë në:

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,

Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,

Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve 🚧

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën 🚧⛔ dhe udhëzimet e Policisë Rrugore 👮‍♂‍