
Reshjet e dendura të dëborës, që kanë përfshirë zonat malore të vendit, kanë bllokuar edhe “Rrugën e Kombit”.
Për këtë arsye, në këtë aks rrugor ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ku ka pasur radhë të gjata makinash.
Kujtojmë se edhe zona të tjera të vendit kanë pasur vështirësi qarkullimi në akset e tyre rrugore, ku përmendim Qafë-Plloçën në Korçë dhe rrugën Qafë Bualli-Bulqizë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është duke punuar për pastrimin e këtyre akseve rrugore si dhe ka bërë apel për shoferët të zbatojnë sinjalistikat rrugore dhe të pajisin automjetet me zinxhirë.