Connect with us

Lajme

Resorti nxjerr zbuluar Ledrin, Ermalin dhe Lumi B. Kush janë femrat që po i shoqërojnë për pushime luksi

Published

on

Me përfundimin e karantinës, VIP-at shqiptarë kanë marrë disa pushime të mira për t’u relakusar nga periudha e stresit që kaluan nën ethet e COVID-19. Ledri Vula me partneren e tij, Sara Hoxhën, Lumi B me bashkëshorten dhe djalin, Ermal Fejzullahu me familjen e tij janë stacionuar të gjithë në Vlorë. Ata kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, Lumi B djalin, ndërsa Ermali tri vajzat, njëra prej tyre është vetëm pak muajshe. Këngëtarët janë duke pushuar në një nga resortet më luksoze të Vlorës dhe sigurisht, nuk kanë munguar as fotot nga vendi përrallor.

Fotot e postuara në “Instastory” kanë zbuluar se çiftet po i kalojnë këto pushime jo thjesht në shoqërinë e njëri-tjetrit, por me partneret në krah.

Kjo nuk është hera e parë që çiftet pushojnë së bashku. Para pak muajsh, Ermali dhe Ariana pushuan në Maldive e më pas atyre iu bashkuan dhe Ledri me Sarën, të cilët flitet se po bëhen prindër për herë të parë.