MOTI

Rikthehet shiu/ Ja si do të jetë moti këtë fundjavë!

Published

on

Këtë fundjavë do të na shoqërojë moti i freskët. E shtuna dhe e diela paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit tonë. Zonat bregdetare do të jenë me mot të kthjellët. Ndërsa në zonat malore veriore dhe juglindore do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu. Orët e mbrëmjes dhe natës rikthejnë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dyja ditët në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur vlerat minimale 14-15 dhe ato maksimale deri në 37°C mesdita.

Exit mobile version