Connect with us

Aktualitet

Rikthim me Bora Zemanin, flet në Big Brother Vip Donald Veshaj

Published

on

Aktori i humorit Donald Veshaj ka folur në lidhje me lidhjen e tij me Bora Zemanin. Gjatë një bisede me Palomën në Big Brother Vip, Donaldi tregoi disa nga gjërat që çuan në ndarjen e tyre, duke shtuar se tashmë nuk e vuan më ndarjen nga Bora. I pyetr për një ribashkim të mundshëm, ai ka refuzuar që t’i përgjigjet pyetjes.

Pjesë nga biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë
ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.