Connect with us

Aktualitet

Roskovec, djali qëllon babanë me sende të forta në kokë, 52-vjeçari humb jetën

Published

on

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur këtë mesditë në Luar të Roskovecit.

Një djalë ka qëlluar me sende të forta në kokë babanë e tij, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit, 25-vjeçarin.

Ka ndërruar jetë në vend 52-vjeçari Dhori Rapi, i cili është goditur nga i biri Erdis Rapi.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.