
Saktësisht, 6902 persona janë infektuar në të gjithë Italinë me koronavirus përgjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë janë shënuar edhe 22 vdekje për shkak të covid-19. Nga ana tjetër janë shëruar nga virusi vdekjeprurës 3025 persona të prekur më parë.
Situata në spitale – Janë 288 pacientë të shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali, 11 më shumë se të Premten më 6 gusht. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 29 (një ditë më parë ishin 32).
Numrat e pandemisë – Që nga fillimi i pandemisë në Itali, 4,390,684 persona janë infektuar me Covid -19. Totali i vdekjeve është 128,209, ndërsa ai i të shëruarve 4,153,940. Aktualisht pozitive janë 108,535.