
Deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në emisionin “Expuls”, ku ka folur mbi jetën e saj politike dhe private.
Në një moment drejtuesi i emisionit i ka drejtuar asaj pyetjen “e zëmë sikur do të ishit Zoti, si do t’i dënonit ju politikanët që kanë vjedhur popullin shqiptar?”.
“Do t’i fusja në burg. Po patjetër! Edhe një i burgosur ka të drejtat e veta. Të paktën të ikin nga skena politike”, ishte përgjigja e Hajdarit, ndërkohë që bëri thirrje për të ecur përpara si shoqëri.