Aktualitet

Rusia nis vaksinimin ndaj COVID-19, OBSH skeptike: Nuk kanë dhënë informacion, për ne është në fazën e parë të testimit

Published

on

Rusia do të nisë më 12 gusht vaksinimin e popullatës kundër COVID-19. OBSH e sheh me skepticizëm planin rus, duke thënë se Moska zyrtare nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me testimet.

RUSI-Kur e gjithë bota po lufton për gjetjen e një kure ndaj COVID-19, Rusia do të aplikojë më 12 gusht vaksinën e parë kundër koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Oleg Gridnev.

Sipas mediave të huaja, projekti kërkimor për vaksinën është kryer nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya dhe Ministria e Mbrojtjes.

Për momentin v aksina ndodhet në fazën e tretë. Testimet janë mjaft të rëndësishme. Ne duhet të sigurohemi që vaksina të jetë e siguritë. Mjekët dhe të moshuarit do të jenë të parët që do të vaksinohen“, u shpreh ministri gjatë ceremonisë për hapjen e një ndërtese për kurimin e kancerit në qytetin e Ufas.

Sipas ministrit, efektiviteti i vaksinës do të gjykohet kur të sigurohet imuniteti i popullatës. Më tej ai shtoi, se gjatë testimeve, të gjithë vullnetarët krijuan imunitet ndaj COVID-19.  Testimet për vaksinën filluan më 18 qershor dhe në to morën pjesë 38 vullnetarë. Tek të gjithë vullnetarët, pati reagim të sistemi imunitar. Faza e parë e testimit ishte më 15 korrik, ndërsa e dyta më 20 korrik.

Ndërkohë OBSH ka shfaqur skepticizëm në lidhje me projektin e Rusisë, duke vënë theksin tek respektimi i protokolleve. Sipas OBSH, që të nisë prodhimi, vaksina duhet të ketë kaluar me sukses edhe fazën e tretë. Zyrtarë të OBSH, shprehen, se Rusia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me fazat e testimit, ndërsa e konsiderojnë projektin e Gamaleya në fazën e parë.

Aktualisht Rusia numëron 877.135 të prekur në total, ku në 24 orët e fundit u shënuan 5241 raste të reja.

Marrë dhe përshtatur nga Livemint

Exit mobile version