Connect with us

Aktualitet

Sa kushton të ‘blesh’ lirinë nëse je dënuar më pak se tre vite burg, Ja ndryshimet në Kodin Penal

Published

on

Nëse je dënuar nga gjykata për një vepër të lehte e cila e ka tavanin e dënimit deri në tre vite burg, izolimin në qeli mund ta shmangësh dhe dënimin mund ta konvertosh në pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.

Kjo është një nga risitë që është parashikuar në kodin e ri penal dhe është futur në draftin final të tij që do të paraqitet së shpejti për konsultim publik.

Ekspertet kanë përcaktuar se vendimi për konvertim të dënimit jepet nga gjykata, kur konstatohet se autori paraqet rrezikshmëri të ulet shoqërore dhe kur kërkohet nga vetë i akuzuari.

Në ligj është parashikuar që për çdo një ditë dënimi me burg të paguhet pesë mijë lekë të reja.

Në rast se shuma e të hollave nuk paguhet brenda dhjetë ditëve nga momenti kur vendimi ka marrë formë të prerë, vendimi i Gjykatës mund të revokohet me kërkesë të prokurorisë duke u rikthyer në ditë burgu.

Por nga kjo dispozitë nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nëpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion, krime kundër drejtësisë, kundër personit apo edhe kundër dhunës në familje.