Connect with us

Aktualitet

Sali Berisha ofendon ambasadoren: Yuri Kim është unike në botë, ka lexuar Enver Hoxhën dhe Kim Il Sung, nuk e vendos ajo kush hyn në Kuvend

Published

on

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë pas ultimatumit të ambasadores Yuti Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën në parlament në muajin shtator, ish kryeministri ka dalë sot në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Kim është unike në botë si ambasadore pasi një ditë pas zgjedhjeve doli dhe lavdëroi masakrën zgjedhor.

Sipas tij ajo nuk mund të vendosë për prezencës e tij në parlament, teksa shtoi se nuk ka forcë që e ndal të futet në Kuvend në muajin shtator.

“Më lejoni të shpreh mendimin tim se Ambasadorja Kim është unike në botë si ambasdore që pasi ka lavdëruar të nesmërmen një masakër zgjedhore kërkon tani që ti diktojë atij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të futet në parlament. Do më lejoni pak të zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj,  qëllimi ne saj e lidhi me dogbën e barit, ajo është e shkolluar dhe ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln, edhe Kim Il Sung,normale në politikë lexon.

Një gjë ju them se ju jen të rinj për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktatura dhe bari janë binom i pandarë. Shqiptarët e dinë mirë se në diktaturë kur njerëzit për gramin e tyre ai si rrugë shpëtimi për mbrojtjen e tij barin . Dhe duhet ta them se shqiptarët kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari, kanë ngrene mish të ngordhur dhe kanë vdekur, se njerëzit para vdekjes përpiqen të shpëtojnë. Diktatura dhe bari janë të lidhrua dhe gjithccka që unë po bëj, është që shqëiptarët mos hanë barr dhe rruga e vetme që mos u ofrohet barr është transparenca. Unë nuk po ofroj varr, por transparencë. “, tha ai.