Connect with us

Lajme

Samiti i Londrës 2018, ministri i Jashtëm britanik në Tiranë

Published

on

Ministri britanik për Shtetin dhe Punët e Jashtme, Alan Duncan mbërriti për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në takimin me shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, fokusi i diskutimeve ishte tek përgatitja për mbledhjen e radhës të Procesit të Berlinit, e cila në vitin 2018 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Për ministrin Duncan, mbajtja e samitit të ardhshëm në Britani është shenjë e vëmendjes që vendi i tij i kushton Ballkanit, pavarësisht vendimit për daljen nga Bashkimi Europian.

Po ashtu, dy ministrat diskutuan dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.