Connect with us

Aktualitet

Samiti, Várhelyi: Do të diskutojmë për zbatimin e planit ekonomik të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi ndodhet sot në Tiranë në kaudër të samitit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Várhelyi, i cili do të jetë drejtues i samitit së bashku me kryeministrin Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me këtë të fundit. Komisioneri bën të ditur se do të diskutojnë për planin ekonomik të rajonit.

“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama.

Sot do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Europian si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik,” shkruan Várhelyi në rrjetet sociale.