Aktualitet

Së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, por Orinda ka një lutje “të papritur” për Turin

Published

on

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë. Ndërsa para disa ditësh kanë zbuluar edhe gjininë e bebit që do të jetë një vajzë.

Mirëpo, së fundmi, Orinda ka postuar në Instastory një video, në të cilën shihet Turi i ulur në verandën e shtëpisë.

Ndryshe nga ç’mund të prisnim ajo ka një lutje për të, duke shkaktuar njëherazi plot të qeshura te fansat e çiftet.

“Lusim Zotin që sot të heq mjekrën”, ka shkruar moderatorja.

Ndërkohë të gjithë janë kuriozë se çfarë vendimi do të marrë Turi pas kësaj lutje publike. Gjithçka mbetet për t’u parë.

Exit mobile version