Aktualitet

Sekuestrohet një sasi e madhe parash në portin e Durrësit

Published

on

Pas një aksioni në Portin e Durrësit, policia ka sekuestruar një sasi të madhe parash. Paratë ishin të fshehura në një furgon që vinte nga Anglia.

Paratë e sekuestruara janë në valuta të ndryshme dhe nuk dihet ende shuma totale. Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp, shkruan Balkanweb. Policia deri tani ka ndaluar shoferin, rreth 20 vjeç. Shoferi i ndaluar ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë te furgoni që ngiste, pasi bën transport mallrash nga Anglia në Shqipëri.

Exit mobile version