Aktualitet

“Selam Çimka është një ordiner”, Meta sulmon fort ish-deputetin e LSI: Nuk merrem me çimka!

Published

on

Presidenti Ilir Meta e etiketoi si ordiner, ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili ka kaluar me PS-së.

Gjatë intervistës për “One Tv” kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të dalë dhe të mbrojë votën e 25 prillit përballë atij që ai e cilësoi plan mafioz në Vlorë.

“Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita t’u dalë për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do të takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por që do të marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

Ky grup kriminal i prekjes se votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do të ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës” – tha Meta.

Exit mobile version