Connect with us

Lajme

Shalqi dhe rrush; pija e verës që lufton plakjen, artritin dhe ju mban në formë

Published

on

Vërtet e shijshme, pija me shalqi dhe rrush nuk është vetëm një pije që na jep energji gjatë verës, por ka edhe një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo pije që do t’ju propozojmë sot, largon shenjat e moshës, përmirëson shikimin dhe bën mirë për artritin. Është i shkëlqyer si një vakt zemre për fëmijët në vend të pijeve të pasura me sheqer.

 

Si ta përgatisim këtë pije me shalqi dhe rrush

 

Përbërësit për 2 persona:

 

2 lugë lëng i freskët lime

 

2 filxhanë me shalqi të prerë

 

2 filxhanë me rrush të zi

 

Pak kripë deti

 

 

 

Hiqini farat shalqirit dhe priteni në copa. Për një efekt diuretik mund t’i lini dhe farat.

 

Shtoni në shtrydhëse lëngun e limes, shalqirin, rrushin dhe kripën dhe frulojini për 30 sekonda derisa të merrni një masë homogjene. Shërbejeni menjëherë.

 

Pijeni ngadalë në mnëyrë që të favorizoni tretjen. Është i pasur me sheqerna natyrale dhe fibra.