Connect with us

HOROSKOPI

Shenja juaj zodiakale ndikon në gjendjen tuaj shëndetësore

Published

on

Shenja juaj e horoskopit nuk përcakton vetëm ndjenjat tuaja dhe gjendjen tuaj financiare, por edhe gjendjen tuaj shëndetësore.

Sipas besime të hershme, datëlindja dhe shenja jonë zodiakale ndikojnë në gjendjen tonë shëndetësore. “Ky është njëri nga besimet më të lashta të planetit”, shpjegon në revistën mujore amerikane The Atlantic Lauren Kassell, profesore në departamentin e historisë dhe filozofisë të Universitetit të Cambridge-it.

“Për shumë shekuj me radhë, mjekët përdornin astrologjinë në ushtrimin e profesionit të tyre. Madje Hipokrati, thënien e të cilit vazhdojnë ta përdorin mjekët në gjithë botën për betimin e tyre, ka thënë: “Një mjek që nuk njeh astrologjinë nuk ka të drejtë të quhet mjek.”

Edhe pse astrologjia e ka humbur ndikimin në mjekësi, një numër shkencëtarësh janë duke studiuar lidhjen midis datëlindjes dhe shenjës zodiakale me një numër sëmundjesh.

“Ne e dimë se ekziston një lidhje e çuditshme midis datëlindjes dhe disa sëmundjeve, por nuk e dimë shkakun.” – shpjegon Chris Ciarleglio, neuroshkencëtar në l’Universitetin Brown (SHBA), i cili studion “pse”-në e këtij fenomeni.

Një orë e brendshme e trazuar nga stinët e lindjes

Njerëzit kanë një orë të brendshme që rregullon ciklin e gjumit, por ajo nuk mjaftohet vetëm duke na treguar se kur të ngrihemi në mëngjes. Ajo është në qendër të të gjitha funksioneve jetësore, zhvillimit celular, vdekjes, riprodhimit, funksionimit të indit tretës, mushkërive, zemrës dhe mëlçisë.

Nga studimet e kryera me minjtë, një grup shkencëtarësh të McMahon Lab të Vanderbilt-it (SHBA) nxorën përfundimin se stina e lindjes suaj mund të ndikojë në ndryshimin e funksionimit të kësaj ore të brendshme. Ata përcaktuan se çfarë lloj sëmundjesh mund të zhvillohen në varësi të stinës së lindjes sonë.

Dimri ndikon në zhvillimin e skizofrenisë, sëmundjeve bipolare, depresioni dhe shqetësimeve afektive stinore. Personat që lindin nga muaji mars deri në muajin korrik, janë më të predispozuar për alkoolizëm dhe autizëm, si edhe për diabetin e tipit 1.

Lajm i mirë për personat e lindur në shtator, tetor e nëntor: janë tre muajt, kur rreziku i sëmundjeve është më i ulët.

Por jo gjithçka është e shkruar në datëlindje. Mjedisi dhe faktorët socialë ushtrojnë ndikim të madh gjatë jetës.