Connect with us

HOROSKOPI

Shenja që do të ketë një surprizë këtë javë, sipas horoskopit të Paolo Fox

Published

on

Horoskopi javor nga astrologu Paolo Fox

Dashi:

Do të përjetoni çaste të paharrueshme. Venusi do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, duke ju ndihmuar në dashuri. Por Mërkuri në pozicion të kundërt do t’jua ndërlikojë disi gjërat. Do të keni takime interesante, por me njerëz të angazhuar në lidhje të tjera. Shikoni vetë si mund t’i jepni zgjidhje kësaj situate. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë shumë mirë.

Demi:

Dielli në shenjën e Virgjëreshës ndikon që të jeni më aktivë, por së shpejti do t’ju duhet të përballoni një sprovë në lidhje me partnerin. Disa çifte rrezikojnë të ndahen. Kurse për beqarët parashikohen dashuri me shikim të parë. Puna duket se po ecën mbarë. Nuk do të ndjeni lodhje, por as nuk do të shpërbleheni për merita të veçanta.

Binjakët:

Parashikohet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Jeni në formë shumë të mirë fizike dhe do të dukeni dhe më tërheqës falë pozicionimit të favorshëm të Venusit. Mërkurin do ta keni aleat, gjë që do t’ju ndihmojë së tepërmi. Në aspektin ekonomik gjithçka do të shkojë mbarë. Kjo është periudha e përshtatshme për të bërë një udhëtim dhe të njihni njerëz të rinj. Marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë e mirë.

Gaforrja:

Kjo do të jetë një javë me ulje e ngritje dhe nuk do të jeni në humor të mirë. Të lindurit gjatë dhjetëditëshit të tretë do të përjetojnë stres si në aspektin profesional edhe në atë emocional. Yjet ju këshillojnë që të mendoheni mirë përpara se të hidheni në veprim. Çështjet e zemrës do të ndërlikohen, për shkak se Mërkuri, Dielli dhe Venusi nuk ju favorizojnë. Situata do të përmirësohet në fundjavë.

Luani:

Kalimi i Venusit në shenjën tuaj ju bën më tërheqës, por edhe më kërkues, sidomos nëse jeni në një lidhje prej shumë kohësh. Beqarët do të kenë mundësi të thellojnë një njohje, që me kalimin e kohës do të bëhet një marrëdhënie e qëndrueshme. Edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë më së miri, si për ata që janë vartës edhe për ata që punojnë të pavarur.

Virgjëresha:

Kjo do të jetë një javë deri diku e mbarë, gjatë së cilës herë-herë do t’ju duhet të tregoheni taktikë dhe t’i planifikoni mirë gjërat. Planetët e rëndësishëm do t’ju favorizojnë, mes të cilëve Jupiteri, i cili ju garanton stabilitet në shumë fronte. Edhe Mërkurin dhe Marsin do t’i keni aleatë. Ditët më kritike do të jenë datat 9 dhe 10, gjatë të cilave do t’ju duhet të bëni më shumë kujdes.

Peshorja:

Parashikohet që kjo të jetë një javë e qetë për ju. Venusi dhe Mërkuri do të jenë të kthyer në pozicion të favorshëm nga shenja juaj, duke jua thjeshtëzuar gjërat si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Çiftet që kanë probleme mund të përfundojnë në divorc, por gjithsesi zgjidhja e martesës do të bëhet me pëlqimin reciprok të bashkëshortëve.

Akrepi:

Venusi në shenjën e Luanit do të ndikojë disi për keq, duke ju nxjerrë pengesa në rrugën tuaj. Por ju e pëlqeni rrezikun, prandaj nuk mund të ankoheni për mënyrën si do të shkojnë gjërat. Janë zënkat ato që e bëjnë dashurinë më pikante. Dhe të tilla do të keni, sidomos në fillim të javës. Në aspektin profesional gjithçka do të ecë më së miri dhe ju do të ndiheni të vlerësuar.

Shigjetari:

Ju presin të reja pozitive, si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Do të keni një javë të ngarkuar dhe mjaft interesante. Nëse vazhdoni të jeni me pushime, mundeni ende të organizoni një udhëtim tjetër. Do të ndiheni në humor të shkëlqyer. Marsi do t’ju favorizojë për një kohë të gjatë, duke ju bërë më pasionantë.

Bricjapi:

Mërkuri në shenjën e Peshores ju bën që të ndiheni disi pesimistë. Duhet të përpiqeni që të përmirësoni diçka në aspektin profesional, por edhe në fushat e tjera. Lidhja me partnerin do të jetë më e fortë, e karakterizuar nga erosi dhe sensualiteti. Datat 7 dhe 8 do të jenë më të mbarat e javës, gjatë të cilave do të keni bashkëpunime frytdhënëse. Mundohuni ta gjallëroni lidhjen tuaj…

Ujori:

Venusi në shenjën e Luanit dhe Mërkuri te Peshorja do të ndikojnë që diçka të ndryshojë dhe për shenjën tuaj, që deri më tani kishte mbetur pezull. Do të jeni më të hapur e komunikues se zakonisht, pasi Venusi ju nxit që t’i shprehni ndjenjat. Do të keni bashkëpunime të frytshme profesionale përtej kufijve. Ndryshime të shumta do të ndodhin për ju gjatë kësaj jave.

Peshqit:

E kotë t’i biem rrotull, kjo nuk do të jetë një javë e mbarë. Hëna në shenjën e Binjakëve do të ndikojë për keq edhe për ju. Asnjë nismë juaja nuk do të rezultojë e dobishme. Do të keni kohë që ta merrni veten, por ndërkohë mjaftohuni me faktin që në aspektin financiar gjërat po shkojnë mirë. Bëni kujdes me skenat e xhelozisë, pasi kjo vetëm sa do ta dëmtojë lidhjen tuaj.

/NOA.al