Connect with us

HOROSKOPI

Shenjat e HOROSKOPIT, më të papërgjegjshme me paratë

Published

on

Të dish të menaxhosh paratë e tua nuk është e lehtë për askënd, por për këto shenja, kjo detyrë është praktikisht e pamundur.

Binjakët

Stili hiperaktiv i Binjakëve shprehet gjithashtu kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për financat e veta. Ata nuk mund ta shohin xhepin plot me para që duan të shpenzojnë përreth.

Edhe kur vendosin të kursejnë për të shpenzuar në të ardhmen, shpesh bëjnë investime të rrezikshme, të cilat përfundojnë duke sjellë më shumë humbje sesa fitime.

Luani

Luanët kanë tendencë të blejnë me impuls, veçanërisht gjëra të shtrenjta. Ata pëlqejnë të japin dhurata të shtrenjta për familjen, miqtë dhe madje edhe veten e tyre. Nuk u bëhet vonë kur akuzohen për vanitet dhe ekstravagancë, u pëlqen të përkëdhelin veten dhe janë në gjendje të shpenzojnë “lumenj” me para të tepërta.

Shigjetari

Shigjetarët kanë tendencë të jenë shumë punëtorë, gjë që është një cilësi e shkëlqyeshme, por ata nuk janë aq të disiplinuar kur bëhet fjalë për paratë e tyre.

Zakonisht kanë borxhe të shumta dhe harxhojnë shumë para. Ata duhet të mësojnë se sa më shumë përpjekje të bëjnë për të fituar paratë e tyre, aq më e mençur duhet të jetë mënyra se si duhet t’i shpenzojnë ato.

Ujori

Ujori pëlqen teknologjinë e re, mbase një orë të re ose një telefon celular të nivelit të lartë. Ata ndjekin në mënyrë aktive lajmet dhe kur diçka e re shfaqet, patjetër do të përpiqen ta blejnë, në mënyrë që të mos ndjehen të veçuar nga turma.

Ajo që ka rëndësi nuk është llogaria bankare, por ajo që mund të blejnë me paratë e tyre. / meb.al