Astrologji

Shenjat e para do mbesin të fundit… Një vëmendje kurjozësh dhe thashathemëxhinjësh është mbi ju Kujdes”

Published

on

Dashi

Klima yjore do vijë duke u ngrohur nga ora në orë sot kështu që mos e humbisni besimin për asnjë çast. Ju që keni një lidhje deri në mesdite do i keni sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur me partnerin tuaj. Do ndiheni më të qetë dhe në mbrëmje mund të flisni edhe qetësisht me të. Ju beqarët do bëni mirë të mos nxitoheni dhe të prisni edhe pak kohë për të filluar një lidhje. Në punë keni për të pasur edhe me shumë besim tek vetja. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur në të kaluarën ju jeni të bindur se mund të arrini atje ku ju kërkojnë shefat. Buxheti do jetë goxha i mirë, por nëse kryeni shpenzime të pamenduara mund të keni tronditje më vonë.

Demi

Do jeni dëgjues shume të mirë gjatë kësaj dite dhe do i merrni parasysh këshillat që do iu jepen. Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e ngrohte sot. Ju të dashuruarit do ndiheni vërtet mirë që jeni në një marrëdhënie me partnerin aktual dhe mund të bëni me veten tuaj disa plane për të ardhmen. Ju beqarët do keni vetëm disa takime prej të cilave mund të filloni vetëm aventura kalimtare. Në punë do keni shumë energji dhe do jeni produktivë. Mundet të arrini të merrni edhe një post që e keni ëndërruar prej kohësh, por nuk kishit mundur ta përfitonit nga intrigat e disa personave. Financat mbajini sa më shumë nën kontroll nëse nuk doni që të keni probleme më vonë.

Binjakët

Hëna nuk do jetë pozicionuar mirë gjatë kësaj dite dhe mund t’ua ndryshojë humorin ditë pas dite. As vetë nuk do e kuptoni se çfarë doni në të vërtetë. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të paqëndrueshme. Sado që të mundoheni nuk do mundni dot të gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur. Nëse jeni beqarë nuk do ndihen gati për të filluar një lidhje dhe do refuzoni edhe disa persona vërtet me vlera. Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, por kjo nuk duhet t’iu trembë. Kush tha që ju nuk i keni aftësitë për t’ia dalë? Plutoni do pozicionohet keq në sektorin e financave dhe ka rrezik që t’iu nxitë të shpenzoni pa menduar.

Gaforrja

Në vend nxitoheni e të mërziteni sot më mirë qetësohuni dhe analizojini mirë gjërat. Keni për të dalë më të fituar. Venusi, Marsi, por edhe Jupiteri do kenë ndikim pozitiv tek jeta juaj në çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët duhet ta pranoni çdo ftesë dhe të njiheni me sa më shume persona. Në punë do bëni mirë të mos i bëni gjërat sipërfaqësore sepse ka rrezik t’iu riktheheni sërish më vonë. Më mirë përfundojini njëherë e mirë. Nëse doni që financat të mbeten të mira duhet ta privoni disi veten nga disa shpenzime. Po nuk u përmbajtët do keni vështirësi të paimagjinueshme.

Luani

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të mos merrni vendime të pamenduara. Dëgjoni më shumë arsyen dhe keni për të dalë të fituar. Për ju që keni një lidhje nuk do ketë momente aspak të mira. Do e keni mendjen tek puna dhe do e lini shumë pas dore partnerin ne kohën kur ai do ketë më tepër nevojë. Ju beqarët do keni komplekse pafund dhe të gjithë personave që do takoni do ju gjeni nga një të metë. Për punën do jetë ditë përgjithësisht e qetë dhe pa ndonjë gjë të jashtëzakonshme për t’u veçuar. Buxheti nuk do jetë i keq, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të dëshironi. Duhet menduar edhe për të ardhmen.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do jeni plot dëshirë për të kaluar çdo lloj përpalljeje vetëm për të shprehur opinionet tuaja. Nëse keni të drejtë të gjithë kanë për t’iu besuar. Për ju të dashuruarit çdo gjë do funksionojë si duhet. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse në çdo moment do kuptoheni për mrekulli. Ju beqarët do jeni më me fat se të tjerët dhe do mund të realizoni takimet që keni ëndërruar. Në punë do jetë Urani që do ju motivojë gjatë gjithë kohës dhe do i vini në praktikë të gjitha njohuritë që keni marrë më parë. Buxheti do jetë i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Peshorja

Venusi do ju ndihmojë të fitoni më shumë besim tek vetja sot megjithatë ende do duhet pak kohë për të qenë plotësisht të gatshëm që të veproni. Ju të dashuruarit nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sot sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Ju beqarëve nuk do iu pëlqejnë sa duhet personat që do takoni prandaj dhe nuk do jeni dakord për tu takuar më tej. Në punë do jeni më të hapur edhe për gjëra të reja dhe do pranoni disa propozime që do ju bëjnë eprorët. Financat më në fund do fillojnë të stabilizohen. Pas kaq kohësh do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.

Akrepi

Pritet një ditë e ndërlikuar dhe e mbushur me probleme sot. Do ecni pa i peshuar mirë gjërat dhe mund të gaboni. Ju të dashuruarit do keni shumë komplekse dhe kjo do bëjë që të grindeni me partnerin. Mos vazhdoni me këtë sjellje nëse nuk doni që ai të mërzitet dhe t’iu braktisë shpejt. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri kështu që nëse nuk doni të mërziteni vetëm, më mirë qëndroni pranë miqve. Në punë shefat do ju kërkojnë llogari për mos përmbushjen në kohë të detyrave kështu që duhet të gjeni arsye të forta për t’u shfajësuar. Kujdes sepse nga sot mund të varet e ardhmja juaj. Për fat të mirë financat do jenë të privilegjuara gjithë kohës.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni mjaft të kthjellët dhe do dini se çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe mund të hidhni pa frikë edhe disa hapa më tej. Ju beqarët me shumë gjasë do filloni një lidhje të qëndrueshme e cila do ua mbushë jetën me gëzim. Në punë do bini dakord për gjithçka me kolegët tuaj dhe së bashku do arrini ta përmbyllni me sukses një projekt të madh. Do ndiheni më të qetë dhe do e shihni të ardhmen me pozitivitet. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Gjendja do përmirësohet dhe kjo do ju lejojë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Bricjapi

Energjia dhe buzëqeshja do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës sot. Ka mundësi t’iu realizohen të gjitha idetë që keni pasur në mendje. Ju që keni një lidhje do jeni sharmante dhe partneri do ju dashurojë akoma me më shumë fat që ju ka në krah. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të forta. Ju beqarët më në fund do realizoni një takim mbresëlënës nga i cili keni për të përfituar tej mase. Në punë do jeni gati të ndërmerrni çdo lloj iniciative dhe asgjë nuk do ju trembë. Nuk do e shprehni lodhjes aspak. Buxheti do jetë disi më i mirë se kohët e fundit, megjithatë mirë është të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.

Ujori

Gjatë kësaj dite do doni të ecni para dhe nuk do e mbani më kokën mbrapa. Nëse keni një lidhje, yjet do ju mundësojnë një marrëdhënie harmonike dhe të bukur. Do bëni gjithçka për njëri-tjetrin dhe do kaloni vetëm çaste të lumtura. Ju beqarët duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa sepse mund të pendoheni shpejt më pas. Në punë ka mundësi t’iu duhet të përballeni me goxha sfida të vështira. Kërkoni informacione nga kolegët dhe mos u ndalni sepse edhe mund t’ia dilni mbanë. Në planin financiar ka rrezik të keni probleme serioze shume shpejt nëse nuk merrni masat e duhura.

Peshqit

Ka mundësi t’iu ndryshojë herë pas here humori gjatë kësaj dite dhe mezi do i bëni disa gjëra që nuk duhen lënë pas dorë. Ju të dashuruarit do e forconi edhe më tepër lidhjen tuaj. Çdo moment të lirë do mundoheni ta kaloni me partnerin dhe do ja plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do bëni mirë të mos afrohen me persona që sapo janë ndare nga dikush tjetër sepse vetëm sa do lëndohen. Në punë të gjitha përpjekjet që keni bërë do ju shpërblehen dhe mund të futeni në një etapë shumë herë më interesante se më parë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase dhe gjithçka do jetë si pasojë e përkujdesit të treguar së fundmi.

Exit mobile version