Connect with us

Astrologji

Shenjat më të prirura për të përjetuar depresionin

Published

on

Depresioni ndikohet nga kushtet dhe situatat e jetës, nga familja, njerëzit pranë, por edhe nga personaliteti. E meqë personaliteti lidhet me shenjën e horoskopit, atëherë kjo e fundit ndikon tek depresioni.

Giorno dopo Giorno ka bërë një klasifikim të shenjave më të prirura për të përjetuar depresion, por sigurisht që ka përjashtime.

E para është Gaforrja

Mbindjeshmëria dhe empatia e bëjnë një shenjë shumë të predispozuar, më të prirurën për të përjetuar depresion. Gaforrja e merrni shpesh mbi vete fajin e të tjerëve dhe vuan nga vuajtjet e të tjerëve.

Akrepi

Akrepi është një tjetër shenjë e prirur për depresion për shkak të misterit që përmban në vetvete.

Binjakët

Ndryshueshmëria e karakterit i bën ata që shpesh të përjetojnë luhatje të emocioneve dhe ndjenjave. I shprehin gjërat ashtu siç i ndjejnë.

Peshqit

Të lindurit nën qiellin e Peshqve janë gjithashtu të prirur për depresion pasi është një shenjë jashtëzakonisht e ndjeshme. Si një mekanizëm mbrojtës për të reaguar ndaj vështirësisë, Peshqit gjithmonë zbatojnë një lloj strategjie mbrojtjeje e cila rezulton e dëmshme.

*Artikulli i Giorno Dopo Giorno