Lajme

Shenjat që tregojnë se arteriet tuaja janë të bllokuara dhe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku

Published

on

Nëse qarkullimi juaj i gjakut nuk po funksionon siç duhet, kjo mund të shkaktojë probleme me shëndetin në përgjithësi dhe nëse ky problem nuk adresohet, mund t’ju vendosë para një rreziku shëndetësor. Disa arsye pse mudn të përballeni me një problem të tillë janë:

Qëndrimi ulur për shumë gjatë

Duhanpirja

Obeziteti

Ngrënia e ushqimeve me yndyra të ngopura

Dhimbje mesi

 

Ky problem mund të mos vijë vetëm nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, por edhe nga bllokimi arterieve gjithashtu. Studimet tregojnë se pjesa e poshtme e shpinës është e para që grumbullon pllakëza prandaj ulja e rrjedhës së gjakut në atë zonë mund të shkaktojë dobësim të disqeve që çojnë në dhimbje.

 

Dimbje pulpash

 

Artereoskleroza mund të jetë ajo që shkakton bllokim arteriesh në këmbët tuaja dhe është mjaft e përhapur tek ata që pinë duhan. Sapo të shfaqet kjo simptomë, është e rëndësishme ta kontrolloni veten dhe të bëni analiza për të parë qarkullimin e gjakut. Është e rëndësishme të përcaktoni nëse keni ndonjë problem në zemër.

 

Disfunksion erektil tek meshkujt

 

Meshkujt kanë probleme me ereksionin dhe kjo është një shenjë paralajmëruese për bllokimin e arterieve. Arteriet në legenin e tyre janë të bllokuara dhe kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një sulmi në zemër. Më mirë kontrollohuni tek mjeku se sa të merrni ndonjë pilulë për të zgjidhur këtë çështje.

 

Tendosje e nofullës

 

Kjo simptomë shfaqet më tepër tek gratë dhe një studim i Harvardit tregon se dhimbjet që burojnë nga nofulla dhe qafa janë simptoma të zakonshme të anginës që ndodh për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut që shkon drejt zemrës. Pasi  të konstatoni një simptomë të tillë duhet të shkoni tek mjeku.

 

Gjithashtu: ushtrohuni sa më shumë, bëni ndryshime në dietë dhe lini duhanin.

Exit mobile version