Connect with us

Aktualitet

Shërbimi i fundit i të dëshiruarit për President, Fatos Nano, ndaj krijesës me “thonj të paprerë”

Published

on

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, u shfaq ish kryeministri Fatos Nano.

I krehur dhe zbukuruar deri në detaje, ku spikatnin flokët dhe mjekrra me një ngjyrë të kadifenjtë, siç ka qenë moda kur ai ishte kryeministër, Fatos Nano u ul përballë Blendi Fevziut, duke marrë  plot dy orë vëmendje në një televizion kombëtar, çaste këto të rralla tashmë në jetën e ish kryeministrit.

Ky rrëfim i stisur në formën e një  “intervistë jete”, siç ka filluar Fevziu t’i quajë intervistat me personazhe politike të njohur, apo edhe ata të kthyer tashmë në relike, në fakt, rezultoi një përpjekje e ish kryeministrit, për t’i dhënë një dorë të fundit Edi Ramës, tek elektorati socialist, pikërisht në ditët kur ai ka nevojë më shumë se kurrë.

Gjatë të gjithë intervistës të ndërtuar po me kaq kujdes shërbimor nga Blendi Fevziu, ashtu siç di t’i ndërtojë vetëm ai, Nano vërtitej nga sharja e kundërshtarëve të Ramës, tek përcaktimi i shtatë mëkateve biblike të Ilir Metës, që i ka zënë postin, që ai ëndërron më shumë në jetë dhe sigurisht, tek lavdet për kryeministrin.

Edhe pse dikur shfaqej i mllefosur, që kishte sjellë nga Parisi krijesën e tij, me “thonj të paprerë”, sot Fatos Nano deklaron të kundërtën, se nuk është penduar aspak, që e ka futur Edi Ramën në rrugën e politikës.

Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë“, deklaroi me bindje Fatos Nano për herë të parë.