Aktualitet

Sherr me pistoleta e makina të blinduara në Laprakë, dyshohet përplasje bandash, një i plagosur, por policia nuk raporton ngjarjen dhe pse mbërriti kur ikën të gjithë (Ngjarja sot në mesditë)

Published

on

Një ngjarje e rëndë, një sherr masiv mes 20-30 personash raportohet të ketë ndodhur sot në mesditë te KMY-ja në qendër të Laprakës.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se përplasja mes dy grupeve (dyshohet banda) ka qenë tepër e ashpër, me sende të forta, hekura karrige dhe pistoleta.

 

Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë për Newsbomb se palët e përfshira në këtë sherr masiv ishin me makina të shtrenjta luksoze (BMW X6, Range Rover) dhe për më tepër të blinduara.

Nga çfarë u pa, një person nxorri armën dhe qëlloi dy herë, duke plagosur një person tjetër, ndërkohë që policia ende nuk ka raportuar asgjë lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Qytetarët janë alarmuar pasi ka qenë kohë dreke rreth orës 12:00 dhe siç raportohet për redaksinë, ishin rreth 20-30 persona që janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Në fund të sherrit që degradoi edhe në të shtëna armësh, ngeli një person pasi të gjithë hipën nëpër makina dhe u larguan ashtu të lënduar fizikisht.

I fundit që ngeli nxorri armën pasi pa që do të sulmohej dhe qëlloi me pistoletë drejt tyre si nëpër filma, mëson Newsbomb. kur forcat Shqiponja me motorra mbërritën në vendngjarje kishte ngelur vetëm një makinë e dëmtuar nga sendet e forta, përplasjet dhe të shtënat e armëve, ndërkohë vendi ishte larë në gjak.

Exit mobile version