Connect with us

Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Elbasan, plagoset një prej tyre. Niset me urgjencë në spital

Published

on

Një konflikt mes një grupi të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Skënderbej”.

Si pasojë e sherrit ku janë përdorur edhe sende të forta ka mbetur i plagosur një person.

I riu është duke u transportuar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.