Connect with us

Aktualitet

Sherr mes dy kushërinjve në Belsh, plagosin me sëpatë njëri-tjetrin. Dërgohen me urgjencë në spital

Published

on

Një sherr mes dy kushërinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Belsh, ku të dy kanë përfunduar në spital për shkak se kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë.

Sipas policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta, dhe dy të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk,  Belsh,  shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.