Connect with us

Showbizz

Sherri masiv në Tiranë, kush ishin dy reperët që u përleshën një natë më parë

Published

on

Detaje të reja kanë dalë nga sherri masiv i mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Mësohet se protagonistët kryesor kanë qenë dy repera shumë të njohur në trevat shqiptare. Bëhet fjalë për reperin Klejdi Dogjani, ose i njohur me emrin Finem dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi nga Drenasi i Kosovës.

Sakaq, bëhet me dije se gjithçka mes tyre ka nisur pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv.

Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin.

Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të kaluar deri në sherrin fizik të mbrëmjes së sotme.

Kujtojmë që reperët janë të njohur në publikë për ‘disset’ e tyre, siç janë ato të realizuara nga Finem me Noizyn dhe më pas me Stresin.