Aktualitet

Shiste drogë në studion muzikore, policia italiane arreston 24-vjeçarin shqiptar

Published

on

Policia italiane ka vendosur në pranga një këngëtar shqiptar, 24 vjeç.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar njihej me emrin e artit Klinto.

Gjatë kontrolleve në studion e tij muzikore, në afërsi të Stteponti, policia ka gjetur 22 gramë kokainë, 17 gramë hashash, 14 gramë marijuanë si dhe 65 gramë manitol.

Klinton në kanalin e tij në Youtube, ka katër mijë abonentë dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime.

Policia bën me dije se Klinton e përdorte studion si vend për të shitur drogë.

Sakaq, policia, njofton se 24-vjeçari aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.

Exit mobile version