Connect with us

Aktualitet

Shiu shkakton probleme në Berat, rrugët mbushen me ujë

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Beratit.

Disa lagje në këtë qytetet janë nën ujë, ndërsa kanalizimet në rrugën nacionale nga Spitali dhe në vendin e quajtur kthesa e fshatit Roshnik janë të bllokuara.

Siç shihet edhe nga pamjet pusetat e ujërave të zeza kanë dalë jashtë funksionit.

Nga ana tjetër në Moglicë dy fshatra, dy fshatra Peshtan e Kodrës prej tre ditësh janë pa energji elektrike.

Ndërkohë situata vijon të jetë shqetësuese në qytete të ndryshme në vend. Disa lagje në Vlorë janë nën ujë për shkak të përmbytjeve.