Connect with us

Kronikë

Shkaktoi akisdent një ditë më parë, arrestohet 34 vjeçari, ishte në “arrest shtëpie”

Published

on

 

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të  aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.34-vjeçari, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ishte i dënuar disa herë më parë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: D. M., 34 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas është autori i një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur në vitin 2008.

Ky shtetas, më datë 08.11.2020, rreth orës 22:55, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale H. B., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shtetasi D. M. ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.