
Prokurorja e Tiranës, Daniela Sulaj është shkarkuar nga detyra nga KPK.
Sipas KPK, prokurorja Sulaj nuk i ka kaluar me sukses të tria shtyllat e Vettingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Prokurorja Daniela Sulaj aktualisht është e komanduar si inspektore pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD).